Ramiz Halilaj, një aktivist i dikurshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka njoftuar fundin e përkrahjes për këtë parti.
Përmes një postimi në Facebook, Halilaj ka deklaruar se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të përfundojë periudha e mashtrimit nga ana e pushtetit aktual.
“Ka vend per #MaMir Urime Bedri Hamza”, ka shkruar në fund Halilaj.
Postimi:
Unë si aktivist i dikurshëm i LVV
Dikur e kam dashur LVV-në me mish e me shpirt, sepse ishte një projekt madhor për vendin.
Por sot, Albin Kurti dhe disa ish-anëtarë të PDK-së, që u kapën pas LVV-së, e kanë shndërruar atë në një mjet përfitimi personal.
Këta llaskuca dhe mercenarë nuk përfaqësojnë idealet e vërteta të lëvizjes.
Më 9 shkurt do t’i vijë fundi këtij mashtrimi.
Koha për ndryshim ka ardhur!