23.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

“Diktatura nuk kalon”, Blerta Deliu pasi Supremja hodhi poshtë udhëzimin administrativ të Hekuran Muratit të nënshkruar pas mandatit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pasi Gjykata Supreme konfirmoi se Hekuran Murati ka nënshkruar Udhëzim Administrativ për arkat fiskale pasi i ka përfunduar mandati dhe ai ka qenë edhe deputet.

Deliu shkroi se “diktatura nuk kalon”, duke u deklaruar kështu për vendimin.

“Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm! Gjykata Supreme konfirmoi se ai ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ si ministër, edhe pse mandati i tij kishte përfunduar dhe ai ishte tashmë deputet, një shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës dhe ligjit për Qeverinë, (ligj i sponsorizuar dhe votuar nga Vetëvendosje). Ky akt është i pavlefshëm dhe tregon qartë se në këtë qeveri ligji injorohet për interesa personale. Diktatura nuk kalon”, ka thnëë Deliu. /Gazeta Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT