4.9 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

Digjet posteri i Kurtit në Skënderaj, Policia nis hetimet

Një posterit të Kryeministrit Kurti në Skënderaj i është vënë flaka me benzinë.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë publikuar video të këtij incidenti ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit.

Lidhur me këtë rast, policia tashmë ka nisur hetimet.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në koordinim me prokurorin kanë nisur hetimet lidhur me dëmtimin e posterit”, ka thënë Zahiri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT