15.1 C
Mitrovice
E hënë, 13 Prill, 2026

Digjet objekti i “Elkos Group”, Policia flet për Sinjalin: Zjarri është bukur i madh, zjarrfikësit janë duke intervenuar

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një zjarr që ka kapluar objektin e kompanisë “Elkos Group”. Sipas videove të dërguara në redaksi nga sinjalizuesit, zjarri ka përfshirë tërë objektin.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për një zjarrvënie rreth ores 08:15. Zjarri ka kaplu Brenda objektin e bkompanië së ELKOS”, u shpreh ai.

Gashi shtoi se “zjarri është bukur I madh” dhe se ende nuk kanë informacione nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes, po ashtu janë edhe zjarrfiksat të cilët po përpiqen për ta lokalizuar zjarrin.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT