Një veturë mëngjesin e sotëm është djegur në rrethana të pasqaruara deri më tani në qytetin e Vushtrrisë.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 03 00, në SP Vushtrri, nga ana e ankuesit pronar i veturës, është raportuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri automjetit i tij me targa vendore i cili ka qenë i parkuar në rrugë afër shtëpisë së tij”, ka thënë Zahiti.
Ai ka thënë se policia po e heton këtë rast. “Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrëfikësave dhe eksperti i zjarrit. Rasti është inicuar dhe po hetohet si zjarrëvënie”, ka thënë Zahiti./Reporteri.