Një shtëpi në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri, në orët e mbrëmjes së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.
Policia dhe KEDS-i kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.
Siç mëson Sinjali, si pasojë e djegies së shtëpisë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, vlera e të cilave nuk dihet.
Shkaktari i zjarrit nuk dihet ende, ndërkohë që prokurori ka iniciuar rastin për t’u hetuar.
/GazetaSinjali/