Një shtëpi në lagjen Brahimi në fshatin Koshtovë të Mitrovicës është kapluar e tëra nga flakët, mëson “Mitropol”.
Arsye për këtë dyshohet të ketë qenë rrufeja që u shkaktua nga vetëtimat e shumta në qiellin e Mitrovicës, me ç’rast bëri që të ndalej rryma.
Zjarrëfikësit siç mëson “Mitropol” kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe tashmë zjarri është fikur.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.
Fshati ende nuk ka furnizim me energji elektrike.