15.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Dhuna potenciale nga “bandat lokale” në veri, O’Brein: NATO do t’i ndalojë

Ndihmës Sekretari amerikan Shtetit për çështjet të Evropës dhe Euroazisë, Jim O’Brien në një intervistë për Tanjug foli për rrezikun në Ballkan, dialogun Kosovë-Serbi po ashtu edhe për Rezolutën 12/44.

O’Brien tha se Kosova rrezikun më të madhë e ka në pjesëm veriore ndersa problem e konsideron edhe kërcënimet për ndarje në Bosnje-Hercegovinë. Në dritën e kësaj top-zyrtari amerikan tha se me hapat qe i ka ndërrmarrë NATO në vitin e fundit, mund t’i ndalojë bandat lokale që të shkaktojnë ndofarë dhune të armatosur si në Kosovë po ashtu edhe Bosnje-Hercegovinë.

“Rreziku primar është në pjesën veriore të Kosovës dhe me kërcenimet më shkëputje të BeH-së. Me hapat që kemi marrë vitin e fundit NATO është më e fortë; si forcë primare pjesë e forcave ndërkombëtare, të KFOR-it në veri të Kosovës, por edhe si forcë mbeshtetëse në EUFOR në BeH, dhe mendoj se mund t’i ndalojë bandat lokale për të krijuar dhunë. Jam shumë i entuziazmuar sepse ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe dhe autoritetet kosovare, për të provuar në adresimin e rrezikut për dhunë dhe rritjen e konflikteve në pjesen veriore të Kosovës. Dhe mendoj se me atë kemi shancë për progres në politikë – dialogun, plani i rritjes e gjëra të tjera për të trajtuar shkaqet e dhunës”, tha O’Brien.

Derisa duke folur për Rezolutën 12/44 ai tha se si proces filloi dhe mbaroi me pavarësinë e Kosovës: kësisoji duke i hapur derë Kosovës për të pasur forcë të armatosur për mbrojtjen e territorit të vet; me ç’rast edhe u formua FSK-ja.

“Ky proces filloi dhe rezultoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejën ta mbrojë territorin e saj. Është bërë që në një proces trasparent dhe në kordinim me partnerët ndërkombëtar, si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e tyre por edhe pa kërcenuar shtetet tjera. Mendoj se në tërësi është një levizje drejt stabilitetit në regjion, që në do ta vazhdojmë ta mbështesim nga ShBA.”– shtoi ai.

Siç transmeton Nacionale, O’Brien për dialogun tha që tashmë është bërë e ditur se dëshirojnë që të ecet para. Ai thotë se dialogu është mënyra e vetme e adresimit të shqëtesimeve të të dyja palët, po ashtu thotë se e vetmja gjë që kërkohet ndaj Kosovës dhe Serbisë është t’u qëndrojnë obligimeve të marra në kuadër dialogut.

“Dialogu është pjesë e mënyrës së adresimit të shqetësimeve. EU-ja ka thënë se çmimi për të vazhduar përpara për të dyja Serbin dhe Kosovën është përkueshmëria e plotë në dialog. Ne kemi edhe mënyra tjera si themelimi i Planit Rritës për Ballkanin Përendimor nga EU-ja, i cili ofron një mënyrë të prodhimit të kordiminit në gjëra si exportimi jashta kufijeve, bashkpunimi në taksa, të gjitha problemet praktike që duhet të filloj të ketë benifite për qytetarët dhe të demostroj benifitin e bashkëpunimit në regjion.”, vazhdon ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT