0.9 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Dhjetëra minatorë të Trepçës mbyllen në nëntokë, kërkojnë pagat e tyre

Rreth 67 minatorë të Trepçës janë mbyllur në minierë, shkruan mitrovicasot.net

Ky veprim vjen si shprehje e pakënaqësisë për mosdhënien e pagave nga Qeveria e Kosovës.

Tutje, minatorët e ngujuar kanë bërë të ditur se nuk do të dalin nga miniera derisa t’u jepen pagat e tyre.

Izolimin e minatorëve e ka konfirmuar edhe menaxhmenti i Trepcës, të cilët japin detaje për situatën poshtë.

“Janë rreth 67 minatorë që janë brenda. Ata po i kërkojnë mjetet e vonuara nga qeveria. Këto 1 milion që i ka dhënë Qeveria e Kosovës. Ata nëse sonte i marrim pagat, nesër ndërrimi i parë vazhdon punën. Gjendja është e qetë. Jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Xhafer Peci.

TË FUNDIT

TË FUNDIT