12.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Detaje të reja për trupin e pajetë që u gjet pranë lumit Ibër

Të premten u raportua si i zhdukur, por të dielën në mbrëmje gjendet pa shenja jete në afërsi të lumit Ibër në Mitrovicën e Veriut.

Bëhet fjalë për S.N, 53 vjeçar i cili u gjet nga Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim.

Policia ka njoftuar sot se “njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës“.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë“.

TË FUNDIT

TË FUNDIT