0.1 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Detaje nga tragjedia ku vdiqën dy fëmijë në liqenin artificial në Milloshevë, njëri u shpëtua nga një fshatar




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Milloshevë të Obiliqit. Dy fëmijë kanë vdekur, pasi kanë rënë në liqenin artificial ku kishin shkuar për t’u larë.

Kishin shkuar për t’u larë në liqenin artificial të fshatit.

Ishin bashkë tre fëmijë, por argëtimi i tyre u ndërpre në momentin kur u hodhën në ujë. Dy prej tyre vdiqën si pasojë e zhytjes në këtë liqe.

Një banor i fshatit ka provuar t’u dalë në ndihmë, duke e nxjerrë kështu njërin prej fëmijëve. Derisa tjetrin nuk ia kishte dalë ta nxirrte.

Krejt kjo ngjarje ka ndodhur në orën 15:00 të mesditës së sotme.

Pas gati dy orësh kërkim, ekipet e kërkim shpëtimit të FSK’së kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të fëmijës së dytë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, deklaroi se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Policia ka pranuar informacionin se në një liqe artificial fillimisht tre fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informatat e para dyshohet se dy fëmijë kanë hyrë dhe nuk kanë arritur të dalin. Një banor ka marrë veprime të menjëhershme ka arritur që njërin ta nxjerrë nga lumi. Është tentuar t’i jepet ndihma e parë, por nga ekipet mjekësore është konstatuar se ka humbur jetën”, ka thënë Kelani.


TË FUNDIT

TË FUNDIT