9.2 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vushtrri/ 12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bequk të komunës së Vushtrrisë, ku një 12-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Sinjali mëson se rasti në Polici është raportuar nga vëllai i të ndjerit, i cili ka bërë të ditur se 12-vjeçarin e ka gjetur të vdekur në njërën nga dhomat e shtëpisë.


Dyshimet e para janë se i mituri ka kryer vetëvrasje me një armë gjuetie, pasi që në momentin që u gjet pa shenja jete, ai kishte një plagë në kokë e cila u shkaktua nga arma e zjarrit.

Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit, mirëpo ende nuk dihet nëse vetëvrasja është kryer me dashje apo në mënyrë aksidentale.

Po ashtu, Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor, me ç’rast është konstatuar vdekja e të miturit nga mjeku kujdestar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT