Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një zyrtar policor është kërcënuar mbrëmë nga një person në Mitrovicë dhe se motivi i kanosjes lidhet me detyrën e tij zyrtare.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Sipas Policisë, 44-vjeçari me inicialet E.Xh., ka shkruar në afërsi të shtëpisë së zyrtarit policor dhe rreth orës 20:50 ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë kanë gjetur disa gëzhoja. Ndërkaq, në shtëpinë e tij, ku është kryer një bastisje, është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.
Ndaj 44-vjeçarit i cili ndodhet në mbajtje, është iniciuar rast për veprat penale “Kanosje”, “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”./GazetaSinjali/