17.9 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Deshi t’u jap policëve 20 franga ryshfet që të mos e dënojnë, por mori dënim dhe u arrestua

Në rajonin e Pejës, policët e trafikut rrugor, kanë arrestuar një person i cili deshi të u jap ryshfet që të mos e gjobisin.

Siç mëson Reporteri.net, nga burime policore, një person ishte ndaluar për kundërvajtje në trafik, dhe gjatë kohës që policët po donin t’i shqiptonin gjobën, personi u ofron atyre 20 franga me qëllimin që ta falin. Por, personit në fjalë, llogaria i doli edhe më keq. Ai përveç gjobës, edhe u arrestua nga zyrtarët policor dhe u dërgua në stacion për veprën dhënie e ryshfetit. Me këtë rast, me urdhër të prokurorit, atij i është shqiptuar masa e ndalimit në polici. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT