15 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Deputetja e VV’së me bindje: 70 për qind e qytetarëve nuk preken nga shtrenjtimi i rrymës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se tarifat e reja të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i prekin 70 përqind e konsumatorëve në vend.

“Kanë qenë tri lëvizje që janë bërë pas propozimit të ZRreE-së: bllok tarifa ka shkuar nga 600 kilovat në 800, çmimi nga 14 cent ka rënë në 12.52 cent dhe zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të konsumatorëve që preken”, është shprehur Statovci.


“Janë 30 përqind e konsumatorëve që preken e të cilët janë ata që shpenzojnë më shumë energji”.

Statovci në Rubikon ka thënë se situata aktuale është e padëshirueshme por që nuk është prekur vetëm Kosova.

“Kriza ka prekur edhe vendet e rajonit edhe shumë vende të fuqishme. Goditja pandemike, situata gjeopolitike dhe të tjera kanë bërë që të ketë ngritje të çmimit”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT