Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka bërë me dije se është përfshirë në një aksident sot. Bashkë me të thotë se kanë qenë edhe fëmijët dhe gjyshi i saj.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se janë mirë.
”Familjarë e miq që jeni shqetësu sot nga lajmi i aksidentimit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë. Shpëtuam fatbardhësisht. Ju falenderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin“, ka shkruar ajo në Facebook.