Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës Besa Ismaili, ka treguar se ka pranuar një urim të veçantë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka marrë një mesazh të veçantë për Kurban Bajram nga motra Smila. Ismaili e ka paraqitur këtë në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook nëpërmjet një audio mesazhi, duke treguar se toleranca fetare në Kosovë është shumë e madhe.
Postimi i plotë i Ismailit, pa ndërhyrje
“Urimi më i bukur i Bajramit Një audio mesazh nga motra Smila. (*fotoja e përpunuar nga viti i kaluar) #Bashkëjetesa #bashkëndjesia #dialogu #toleranca #respekti #ndërfetare #Kosova.






