20.3 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Deputetja e LDK-së del hapur në mbështetje të kandidaturës së Lutfi Hazirit

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Valentinë Bunjaku-Rexhepi, ka dalë hapur në mbështetje të kandidaturës së Lutfi Hazirit për kryetar të LDK-së.

Këtë e ka konfirmuar vetë Bunjaku-Rexhepi pak minuta më parë për “Gazeta Blic”.

“Po do të votoj Lutfi Hazirin dhe as nuk e diskutoj” u shpreh Bunjaku.



Tutje ajo deklaroi se nesër pret që në Kuvend të ketë transparencë dhe se delegatët të votojnë pa presion për cilin nga kandidatët të dëshirojnë

“Pres një kuvend demokratik me votë të fshehtë, transparentë, delegatët me votu pa presion kë dëshirojnë dhe në fund kushdo që fiton pres me ja zgjat dorën njëri-tjetrit dhe me fillu puynën bashkë” deklaroi ajo për Gazeta Blic.

Në garën për kryetar të LDK-së janë, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Çuni dhe Besina Mustafa.



Pas certfikimit të rezultatit zgjedhor, LDK-ja u rendit subjekti i tretë me 12.73% të votave apo 15 deputetë.

Zgjedhjet e brendshme në LDK erdhën pas dorëheqjes së ish-kryetarit Isa Mustafa nga të gjitha funskionet në parti,

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT