3.6 C
Mitrovice
E martë, 17 Shkurt, 2026

Deputetja e AAK’së edhe një hap “larg” partisë së Haradinajt, publikon foto me VV’në

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, mbrëmjen e sotme ka vendosur ta kalojë me dy ministrat e Qeverisë Kurti dhe një deputete të Vetëvendosjes.

Një fotografi, ku Reshitaj shihet bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka publikuar deputetja Jeta Statovci.



Të njëjtën e ka rishpërndarë edhe vetë Reshitaj në Instagram.

Reshitaj ishte e vetmja deputete nga AAK-ja që doli kundër vendimit të partisë për të votuar Vjosa Osmanin si presidente. Por, pas këtij vendimi ajo nuk u përjashtua nga partia, megjithëse kryetari Ramush Haradinaj pati thënë se vota e saj ishte pjesë e trafikimit të votave për zgjedhjen e presidentes.

Reshitaj ishte gjithashtu e vetmja deputete nga opozita që mori pjesë në votimin e bordit të ZRRE-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT