17 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Deputetja britanike shkruan në nder të Afrim Bunjakut, kërkon drejtësi për të

Edhe deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar për nder të heroit Afrim Bunjaku.

“Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar deputetja britanike, Alicia Kearns, në njëvjetorin e vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku, në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kearns ka thënë se drejtësia është e nevojshme për paqen në Ballkan.

“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, ka shkruar deputetja britanike.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT