4.5 C
Mitrovice
E hënë, 7 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Deputeti i VV’së i bindur se qeveria votohet më 15 prill, tregon edhe emrin e kryekuvendarit

Nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk duket edhe aq e vështirë formimi institucioneve të reja. Madje nga kjo parti thonë se janë të sigurt se 15 prill 2025 përfundon gjithçka sa i përket formimit të institucioneve të reja.

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline shprehet i bindur se me 15 prill ditën kur do të mbahet seanca konstitutive do të bëhet edhe votimi i Qeverisë së re po edhe i kryeparlamentarit.

‘’Sigurisht që kryeministër do të jetë Kurti dhe qeverinë e krijon Kurti’’ thotë ai.

Përveç emrit të kryeministrit, deputeti i VV-së ka treguar edhe emrin e kryeparlamentarit, emër ky që u diskutua shumë ditëve të fundit në media.

Thaçi, deklaroi se kryeparlamentar do të jetë serish Glauk Konjufca.

‘’Kryeparlamentar përsëri do të jetë Glauk Konjufca. Të tjerat i shohim si po rrjedhin’’ tha ai.

Deputeti i VV-së, përfundoi me bindjen se 15 prill përfundon gjithçka.

‘’Sigurisht që deri me 15 gjithçka përfundon dhe Qeveria e re do të votohet me 15 prill’’, tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT