26.3 C
Mitrovice
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Deputeti i VV-së përplaset me ministrin Murati: “Marre është kështu”

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, është përplasur me ministrin e Financave, Hekuran Murati, gjatë raportimit të ministrit në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Kjo përplasje mes tyre filloi pasi ministri Murati deklaroi se deputetët kanë më shumë asistentë se sa ministrat.

Pas kësaj, ka reaguar bashkëpartiaku i tij, Rrahmani duke e akuzuar se po flet të pavërteta.

Sipas Rrahmanit, nëse një ministër i Qeverisë i ka gjashtë këshilltarë, duke mos llogaritur edhe të zëvendësministrave, del se Qeveria të ketë më shumë ‘asistentë’ se deputetët.

Madje, Rrahmani në një moment i drejtohet Muratit: ‘Është marre kështu’.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT