-0.4 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Deputeti i VV-së kundërshton idenë që refugjatët afganë të vendosen në ish kampin gjerman në Prizren

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se refugjatët afganë janë të mirëseardhur sikurse çdo kombësi e përndjekur, por ka thënë se vendosja e tyre në ish kampin e KFOR-it gjerman në Prizren, është ide e gabuar.

Ai ka kërkuar që të shqyrtohet ndonjë lokacion tjetër.



Postimi i plotë i Abrashit:

Refugjatët afganë janë të mirëseardhur sikurse çdo kombësi e përndjekur.

Por vendosja e tyre në ish kampin e KFORit gjerman në Prizren, siç përflitet, është ide e gabuar.

Ai vend tashmë është destinuar si Qendër e Inovacionit dhe Trajnimeve.



Më kryesorja, përqendrimi i një numri të madh të njerëzve aty nuk do të mundësoj kushte të mira për refugjatët.

Izolimi do të bëhej i pashmangshëm dhe kjo gjë nuk është humane.
Të shqyrtohet ndonjë lokacion tjetër.

TË FUNDIT

TË FUNDIT