-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Deputeti i VV-së: Duda Balje me qenë tamam myslimane s’mundet me dalë qashtu

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, bëri një paragjykim ndaj deputetes Duda Balje, e cila kishte kundërshtuar Kodin e ri Civil.

“P.sh. Duda Balje, e shet në emër të fesë, ajo me kon përnime myslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qeshtutne, ose t’i shkon fesë deri në fund o smundesh me zgjedh për tjerët. Psh ti me vendos për të tjerët, psh ti me vendos për një komunitet tjetër në emër të fesë, a për veti nuk të pëlqen,” – tha Dimal Basha në një emision televiziv të drejtuar nga Rron Gjinovci.

Ai po ashtu tregoi pse e mbështet Projektkodin Civil.

Fillimisht, ai u shpreh se gjatë kohës sa kishte qenë në Amerikë ishte ekspozuar ndaj një kulture më të emancipuar ku kishte takuar shumë homoseksualë të cilët kishin qenë njerëz të drejtë e të mirë.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT