18.1 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Deputeti i Vetëvendosjes e quan Isa Mustafën komunist të papërmirësueshëm: Amerika nuk duhet në mënyrë sovjetike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë se i pari i LDK-së, Isa Mustafa është komunist i papërmirësueshëm.

Ky koment i tij erdhi pas reagimit të Mustafës ndaj raportit të Parlamentit Evropian.

Abrashi thotë se po të lexohet mirë reagimi i Mustafës vërhet një narrativë e njohur.

Ai thotë se Mustafa akuzon palët që hartuan raportin për përpjekje për ta devijuar orientimin strategjik të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Po ta lexosh mirë reagimin e fundit të Isa Mustafës për Raportin e Këshillit të Evropës, lehtësisht vëren një lloj narrative të njohur.

Thotë se Raporti është i motivuar nga blloku kundërshtar ideologjik, dhe për këtë gjë do ta njoftojë internacionalen e bllokut ideologjik që i takon.

Thotë se arsyeja e rrëzimit të Qeverisë ishte dëmtimi i raportit me aleatin e fuqishëm të orientimit që i takon.
Akuzon palët që hartuan raportin për përpjekje për ta devijuar orientimin strategjik të Kosovës,

Ju lutem! Tregoni dikush këtij KOMUNISTI të papërmirësueshëm se gjuha e Kumrovcit është e tejkaluar, Lufta e Ftohtë ka përfunduar, dhe Amerika nuk duhet në mënyrë sovjetike!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT