15.9 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Deputeti i PDK`së: Ne duhet ta kemi Presidencën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha ishte i ftuari i radhës në emisionin Frontal në T7.

Ai foli edhe për çështjen e presidentit, temë kjo e hapur nga të gjitha partitë polkitike në vend, shkruan Gazeta Express.

“PDK-ja i mirëpret të gjitha kandidaturat e mundshme për president. Ne kemi një rrethanë që PDK`ja në zgjedhjet e fundit ka dal me 24 deputet dhe LDK`ja e VV`ja e ndërtuan Qeverinë. Ata brenda 3 muajve i kanë dhënë bashkëpunimit të tyre dhe tani kemi një Qeveri të udhëhequr nga LDK`ja, AAK-ja e Nisma. Pikërisht që ne e ruajtëm konsistencën tonë politike. Ishim në opozitë dhe po vazhdojmë të jemi në opozitë”, ka thënë Hoxha.

Deputeti i PDK-së theksoi se presidenca duhet t`i takojë pikërisht kësaj partie.

“Parimisht është shumë e përgjegjshme dhe e udhës që PDK`ja ta udhëheq Presidencën dhe ta ketë presidentin”, ka thënë ai.

I pyetur se a mund të jetë Vlora Çitaku, Hajredin Kuçi apo Enver Hoxhaj kandidat potencial i PDK`së për pozitën e presidentit, Hoxha theksoi se të tre janë figura të rëndësishme në PDK.

Megjithatë ai pohoi se në mbledhjet e partisë asnjëherë nuk është diskutuar për emra të përveçëm për këtë pozitë. /Gazeta Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT