14.6 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Deputeti i LDK-së godet Skender Hysenin pasi delegacionit kosovar iu vodh çanta me dokumente e para

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas lajmit se delegacionit kosovar iu vodh një çantë me dokumente dhe para.

Avdyli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se shpreson që bashkëpartiaku i tij, Skënder Hyseni, do e ruaj interesin e Kosovës më mirë se çantën e tij, shkruan Reporteri.net.

Tutje ai ka shtuar se nuk beson se Serbia ka zbuluar ndonjë dokument të rëndësishëm në atë çantë, pasi që sipas tij delegacioni nuk ka asnjë letër me strategji apo ndonjë taktikë të re që ta detyrojë Serbinë ta njohë pavarësinë e tij.

Sipas tij, strategjia e tij e deritanishme e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë është “T’u pa t’u ba…”.

Nga ajo se çfarë ka shkruar në Facebook deputeti, shihet se Avdyli nuk e ka lexuar fare lajmin, pasi që çanta ishte e ekspertit për çështje të ekonomisë, Muhamet Mustafa dhe jo e koordinatorit shtetëror për dialog, Skënder Hyseni.

Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi se delegacioni në fjalë u bë cak i hajnave në Bruksel.

Reporteri.net ka kontaktuar me anëtarin e delegacionit për çështje të ekonomisë, Muhamet Mustafën, i cili edhe ka konfirmuar rastin në fjalë duke thënë se çanta i përkiste atij.

Mustafa tha se janë vjedhur disa dokumente personale dhe disa para të tij, por që tashmë ajo punë është rregulluar sepse çanta është kthyer tek pronari i saj.

“Është e vërtetë që ka ndodhë një vjedhje, është rregullu ajo çështje. Kurrfarë dokumente nuk ka pasë aty, janë kanë dokumente personale. Ka pasë edhe të holla aty, e të tjerat janë kthy krejt, po paret jo. Dokumentat i kanë kthy.”, tha Mustafa për Reporteri.net.

Ai shtoi se dokumentet nuk kishin lidhje me materialin për bisedimet me Serbinë, por ishin krejtësisht personale.

Postimi i plotë i Avdylit:

Shpresoj që Skenderi do e ruaj interesin e Kosovës më mirë se çantën e tij. 😢🤭 Por sbesoj që Serbia ka me zbulu ndonjë dokument të ndieshëm në atë çantë , se ska pas letra me strategji ,as ndonjë taktikë të re që me detyru Serbinë me na njoh, përveq strategjisë deritashme Tu Pa Tu ba…

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT