-1.7 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Deputeti gjerman: Kurti e Vuçiç janë partnerë idealë për Kosovën, kanë nevojë për njëri-tjetrin

Kryetari i Komisionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), Josip Juratoviç, në një intervistë për mediumin serb “Nova.rs” ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç “janë partnerë idealë” me njëri-tjetrin.

“Unë e kam mbështetur Albin Kurtin sepse ai premtoi do të demokratizonte Kosovën. Sipas meje, Kurti dhe Vuçiç janë partnerë idealë kur është fjala për Kosovën. Ata kanë nevojë për njëri-tjetrin. Ndoshta kjo është shumë e ashpër, por thjesht duhet të shikoni veprimet dhe reagimet”, tha Juratoviç.

“Të dy negociojnë me një fik në xhep. Vuçiç e bën pak më me shkathtësi, në mënyrë teatrale. Por, për sa më përket mua, viktimat më të mëdha janë serbët, jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën, por edhe të gjitha minoritetet e tjera”, shtoi.

Ndërsa teksa ka folur për procesin e dialogut, Juratoviç ka theksuar se as Prishtina dhe Beogradi nuk po “luajnë pastër”, teksa shton se “e kanë kafshuar problemin e Kosovës dhe Serbisë aq thellë sa nuk mund të dalin prej tij”.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të lejojë që fillimisht të krijohen shoqëri demokratike në Kosovë dhe Serbi dhe pastaj demokratët do ta zgjidhin problemin. Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të ndërtohen nga e para. Është e qartë për çdo serb se kthimi i Kosovës në Serbi nuk është i mundur”, shtoi.

Tutje, deputeti gjerman ka kritikuar presidentin serb, meqë ka potencuar se marrëzia më e madhe që bëri Vuçiç ishte tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai po ashtu ka shtuar se “unë kam thënë për një kohë të gjatë se sistemi në Serbi do të shpërthejë, do të shembet në vetvete, sepse thjesht presioni nga jashtë dhe brenda është i madh”.

“Dhe ne e dimë se një njeri, presidenti që në fakt është shefi, vuan nga ky presion i madh për të mbajtur gjithçka në duart e tij, të gjithë sistemin. Dhe po bëhet më e vështirë për të”, përfundoi Juratoviç./albanianpost

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT