3.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Deputetet e VV-së solidarizohet me Palestinën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, është solidarizuar me popullin palestinez, pas tensioneve të fundit dhe konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Matoshi ka treguar mbështetjen e saj për popullin palestinez përmes një komenti që ka bërë në fotografinë e aktivistes dhe gazetares palestineze, Janna Jihad, e cila në Facebook ka shkruar ”Unë mbështes Palestinës dhe unë jam nga?”. Ndërkohë, Matoshi i përgjigjet duke komentuar “Kosova”

Përveç Matoshit, edhe deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka shprehur mbështetjen e saj për Palestinën.

Në fotografinë e parë të publikuar nga Ujkani shkruan “Free Palestine”, derisa në fotografinë e dytë është një publikim i faqes “islamfly” në të cilën thuhet se Izraeli vazhdon bombardimet në drejtim të Gazas pas vrasjes së 9 fëmijëve.

Tensionet në mes të forcave të rendit të Izraelit dhe palestinezëve kanë nisur në xhaminë Al-Aqsa, ku kanë mbetur qindra të lënduar pas përplasjeve të dhunshme mes palëve.

Lidhur me dhunën dhe konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës ka pasur reagime të shumta edhe nga institucione ndërkombëtare dhe nga shtete të ndryshme që kanë kërkuar qetësimin e situatës. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT