8.6 C
Mitrovice
E diel, 4 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Deputetët e Listës Serbe nënshkruan mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës

Nënshkrimin që refuzuan ta vendosin në seancën kur u betuan e që do të mund të kapej nga kamerat, deputetët e Listës Serbe e kanë vënë tashmë mbi letrat e betimit, raporton Koha.net.

Më vënien e firmës në këto dokumente, ata janë zotuar për mbrotjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe integritetit institucional të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, thuhet në tekstin e betimit në serbisht, që e kanë firmosur edhe ligjvënësit e Listës Serbe.

Sipas këtij medium, katër nga deputetët e kësaj partie, në letrën e betimit i shkruan emrat në alfabetin cirilik, teksa njëra prej deputeteve të partisë që mban lidhje të forta me Serbinë, ka gabuar datën. Liljana Stefanoviq shkroi numrin 5 në vend të 4, për ta treguar muajin.

Gabime kanë bërë edhe deputetët shqiptarë, në tri hapësirat që duhej t’i plotësonin me dorëshkrim.

Aty u kërkoj vetëm ta vendosin emrin dhe mbiemrin e tyre, ta vënë nënshkrimin dhe ta vendosin datën e betimit.

Një pjesë e madhe kanë vendosur pikë mbi shkronjat e mëdha. Disa nga deputetët e nisën mbiemrin me shkronja të vogla, disa futën shkronja të mëdha në mes e të tjerë i harruan disa germa. Disa ngatërruan edhe datat.

Deputetët e bënë betimin më 19 prill, në tentimin e tretë për ta konstituuar legjislaturën e re. Seanca konstituive ende nuk është përfunduar. Sot ka dështuar tentative e dhjetë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT