16.1 C
Mitrovice
E diel, 28 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Deputetët e Listës Serbe futen në sallë sa për mëditje, Konjufca ndërpren seancën: Turp të keni

Deputetë të Listës Serbe janë paraqitur në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasditen e së enjtes.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ndërprerë seancën, derisa deputetë të Vetëvendosjes tentuan t’i pengojnë ata që mos të futen në sallë.

Në një video të publikuar nga “EO”, Konjufca dëgjohet duke u thënë atyre: “Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë”.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E me të vërtetë patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për me i keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër, e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel, Radoiçiqit. Në të njejtën kohë, keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë.” – ka thënë Konjufca.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT