10.6 C
Mitrovice
E hënë, 12 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Deputetët e kanë mundësinë të nisin iniciativën për lëndën e Edukimit Fetar!

Sami Frashëri besonte se kush do që e dëshiron të ardhmen e ndritshme të Kombit duhet të investojë në edukim. E Konfuçio besonte se hapja e një shkolle, edukimi e arsimimi, është mbyllje e një burgu. Ndërsa vlerat e ndritshme të besimit Islam arsimimin dhe edukimin e kanë prijatarin e të gjitha vlerave, madje edhe para Besimit, prandaj, fjala e parë e zbritur është lexo, por, lexo me edukatë në Emër të Zotit!

Publikimi i rastit të ngacmimit midis të miturve, e ka shpërfaqur degradimin e vlerave familjare, edukative e arsimore në vendin tonë. Madje, ky është vetëm një rast i publikuar, sa e sa raste të tilla, raste droge, dhune, armëmbajtje e veprime të tjera kriminale e delikuente janë duke ndodhur për ditë në vendin tonë. Definitivisht është shqetësim i madh, madje, të kap trishtimi kur e kujton se edhe fëmijët e tu do të ndjekin këtë nivel arsimi e edukimi.

Për tu kujdesur për fëmijët, familjen dhe të ardhmen tonë kombëtare, vendi ynë duhet të nis përgatitjet për implementimin e edukimit fetar në shkollat tona. Madje e dobishme do të ishte edhe edukimi shëndetësor.

Për realizimin e këtij projekti madhor që nxit vlera dhe edukimin e fëmijëve, kontributin më të madh krahas Ministrisë, mund ta bëjnë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, e që kësaj radhe si asnjëherë më parë, ka shumë deputetë me të cilët ndajmë vlera dhe vlerësime të përbashkëta rreth kësaj çështje.

Presioni i deputetëve i përgatitur mirë, racional e në bazë të ekspertizave dhe koordinimit me BIRK, mund të rezultojë suksesshëm në zbatimin e saj nga Qeveria e Kosovës.

Kemi humbur shumë kohë deri tani. Fajet janë të shumta.

Por sot është mundësia e juaja si deputet të një bashkësie besimtarësh, intelektualësh e dashamirësh të vendit dhe popullit ta dëshmoni përpjekjen tuaj!
E suksesi është prej Zotit!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT