9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Dënojnë shoferin e tij, deputeti Memli Krasniqi u bërtet policëve

Memli Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, është përplasur verbalisht mbrëmë me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës. Krejt kjo pasi i dënuan shoferin, i cili kishte kaluar semaforin në të kuqen.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet nga ngjarja që ka ndodhur mbrëmë, në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.



Siç shihet në videon e siguruar nga Insajderi, Krasniqi përplaset verbalisht me zyrtarët policorë pasi, siç kanë treguar burimet e gazetës, shoferi i deputetit të PDK-së është gjobitur nga policia. Deputeti del nga vetura dhe dëgjohet duke kërcënuar policët.



“A del ti nesër në punë”, dëgjohet duke i thënë mes tjerash deputeti Krasniqi, zyrtarit policor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT