7.5 C
Mitrovice
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Dënohet me 6 vjet burg polici që abuzoi seksualisht me nxënësen me aftësi të kufizuara në Kamenicë

Është dënuar me gjashtë vjet burgim, zyrtari policor, R. Sh., i akuzuar për sulm seksual ndaj një të miture me aftësi të kufizuara në Kamenicë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.



“Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin akuzues ndaj zyrtarit policore për veprën penale ‘sulm seksual’,. Ai është dënuar me gjashtë (6) vjet burgim. Palët kanë të drejtë ankese”, ka konfirmuar ai.

Në prill të këtij viti, zyrtari policor i Njësisë së Trafikut në Rajonin e Gjilanit, Shillova, ishte arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture./Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT