30.5 C
Mitrovice
E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Dënohen 10 të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku

10 nga 12 të akuzuarit për rastin “Veteranët” janë shpallur fajtor për veprën penale ‘keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Ata janë dënuar me nga një vit burgim secili veç e veç.

Aktgjykimi është shpallur sot nga një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Paparaci.

Në mesin e të dënuarve për këtë rast është edhe ish-kryeministri Agim Çeku.

Të dënuarit e tjerë janë Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Ndërsa, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj janë liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar për arsye se të njëjtit nuk e kanë pasur asnjëherë funksion zyrtar.

Gjykata tha se të dënuarit detyrohen që të paguajnë shumën prej 200 eurove për shpenzime administrative.

Ata akuzoheshin se, si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin duke ua mundësuar dhe njohur personave të tjerë statusin e veteranit të UÇK-së, me qëllim që ata të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT