Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur e kanë dëmtuar shenjën me stemën e Republikës së Kosovës, e cila ishte e vendosur në fshatin Zhitkovc të Zveçanit, shkruan Gazeta Metro.
Sipas policisë, rasti është raportuar të hënën e 29 janarit 2024.
Rasti i cili është iniciuar “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, është duke u hetuar.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Fsh. Zhitkovc, Zveçan 29.01.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë dëmtuar/ngjyrosur shenjën me stemën e Republikës së Kosovës. Rasti është duke u hetuar”./gazetametro.net
FOTO: Ilustrim