9.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
spot_img

Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

Një rast i asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë është raportuar në zonën e kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, ku gjatë punimeve infrastrukturore është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material nga persona ende të panjohur.

Ngjarja është raportuar më 25.11.2025 rreth orës 12:00, kur menaxheri i kompanisë “Famico HC SHA” ka njoftuar autoritetet se një pjesë e folisë PVC (ceradës), e vendosur në kanalin e përkohshëm (bajpas) të hapur për nevojat e punimeve, është dëmtuar me mjet të fortë.

Sipas ankuesit, kompania është duke realizuar punime në kanalin kryesor dhe për këtë arsye është krijuar një devijim i përkohshëm i rrjedhës së ujit, i mbuluar me foli PVC për të mundësuar funksionimin normal të kanalit. Pikërisht kjo pjesë dyshohet se është shkatërruar qëllimisht, duke rrezikuar edhe procesin e punimeve teknike.

Vlera e dëmit të shkaktuar, sipas menaxherit të kompanisë, arrin në rreth 3,000 deri në 4,000 euro.

Njësitë e hetimeve dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur mbledhjen e provave materiale, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Rasti mbetet nën hetime, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT