10.2 C
Mitrovice
E hënë, 18 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

​’Demokracia serbe’ me aksion simbolik para EULEX-it në Mitrovicë

Aktivistët e ‘Demokracisë serbe’ kanë zhvilluar një aksion simbolik të hënën para selisë së EULEX -it në jug të Mitrovicës.

Motoja e këtij aksioni ishte ‘Drejtësi për punëtorin e EULEX -it’.

Ata kërkuan drejtësi për njërin prej punëtorëve të EULEX -it, për të cilin thanë se është rrahur nga Policia e Kosovës më 31 tetor të këtij viti derisa ishte në vendin e punës në Prishtinë.

Në dyert e selisë së këtij Misioni vendosën afishe në gjuhën angleze ‘Drejtësi për punëtorin e EULEX-it’.

Lideri i ‘Demokracisë serbe’, Aleksandar Arsenijeviq, tha se EULEX -i duhet të ndalojë të sillet sikur partner koalicioni i Vetëvendosjes duke heshtur gjërat, dhe duhet të sqarojë publikisht çka ka ndodhur në të vërtetë me punëtorin e tyre më 31 tetor kur është rrahur nga policia në vendin e tij të punës.

Sipas tij, iniciativa të cilën e udhëheqë ai, është për bashkëjetesë me shqiptarët dhe se aksionet e tyre mbrojnë jo vetëm serbët, por edhe komunitetet tjera.

Ai theksoi se aktivitetet e iniciativës së tij nuk bien ndesh me ligjet e Kosovës dhe assesi nuk bëjnë dallime në mes të grupeve etnike, fetare apo të ngjashme.

“Kemi ardhur sot këtu që publikisht ta mbështesim punëtorin e EULEX -it, i cili është rrahur nga ana e Policisë së Kosovës… EULEX-i duhet të reagoj publikisht të paktën për punëtorin e vet, derisa nuk reagon për bashkëqytetarët tanë të cilët janë rrahur njëjtë sikur punëtori i tyre. Gjërat nuk guxojnë të lihen nën tepih, dhe si të ndihemi të sigurtë ne qytetarët kur vetë EULEX-i sulmohet nga Policia e Kosovës… EULEX- i të ndalojë të sillet si partner i koalicionit me VV-në dhe të dalë publikisht të sqarojë para publikut çka ka ndodhur, sepse punëtori i tyre, pjesëtar i EULEX -it, vazhdon të jetë i shtrirë dhe i palëvizshëm edhe pas njëzet ditësh… Absolutisht (veprimet tona) nuk janë të kundërligjshme. Ne punojmë në kuadër të ligjeve të Kosovës…Ne nuk bëjnë ndasi mes grupeve etnike, fetare etj, dhe ne absolutisht mbështesim bashkëjetesën. Ne jemi ata të cilët duam të jetojmë së bashku, dhe konsideroj se aksionet tona mbrojnë jo vetëm serbët, por mbrojnë edhe pjesët tjera të shoqërisë”, ka thënë për KosovaPress Arsenijeviq.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT