20.2 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Demhasaj ia kujton Kurtit sulmet e VV’së kundër policisë me tulla e gjakosjet me molotov

Analisti Arton Demhasaj ka reaguar pasi kryeministrit në detyrë Albin Kurti i beri sot presion prokurorisë në lidhje me incidentin e djeshme në Skenderaj.

Ai ia ka rikujtuar Kurtit dhe VV-së sulmet e tyre të dikurshme ndaj policisë.

Në profilin e tij në Facebook, Demhasaj ka shkruar se as vet Kurti nuk i është përgjigjur prokurorisë për intervistim.

“Sulmohej dhe goditej me tullë në kokë Polici i Kosovës, gjakosej, gjuhej me mollotov policia e nuk paraqitej para organeve të drejtësisë — ky ka qene dhe mbetet modeli i Albin Kurtit. Madje, kur policia tentonte me e arrestu, pikërisht njerëzit që sot janë në pushtet, përfshirë edhe Xhelal Sveçla, përplaseshin me policinë për mos me leju arrestimin e “profetit” të tyre politik. Po ashtu, Kurti nuk ka shku as në Prokurori me dëshmu për rastet ku është ftu. E tash po flasin për “guximin” e Prokurorisë… Kur dhuna bëhet prej tyre, del “kauzë”; kur e bën dikush tjetër, del “krim”. Por dhuna është dhunë — ndaj policit, ndaj institucioneve, ndaj shtetit — dhe duhet të dënohet pa standarde të dyfishta. Manipulues”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT