“Absolutisht të rreme” e quajti Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, deklarimin e mbrëmshëm të Albin Kurtit në Ferizaj se “kurrë më të mira nuk kanë qenë marrëdhëniet Kosovë – ShBA” se gjatë qeverisjes së tij.
Grenell bëri thirrje ndaj qytetarëve kosovarë që “mos u mashtroni” nga ajo çfarë Kurti proklamoi në fushatën e vet zgjedhore.
Këtë e quajti “alarm për sigurinë kombëtare”, ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.