Deputetja e Kuvendit nga PDK, Blerta Deliu, reagoi sot në lidhje me ngjarjen në Ujman ku tragjikisht humbi jetën një mërgimtar 33-vjeç.
“33-vjeçari që u mbyt në Ujman nuk ishte pjesë e ndonjë loje politike, por viktimë e një narrative të rreme, krijuar për duartrokitje dhe vota”, tha Deliu për këtë ngjarje.
FSK-ja u dërgua dje në Ujman me leje të KFOR-it dhe ishte e shoqëruar nga KFOR-i amerikan, por kjo s’e ndali aparatin propagandistik të LVV t’i bëjë jehonë kësaj madje duke pretenduar se ushtria për herë të parë ‘zbarkoi’ në veri.