20.2 C
Mitrovice
E premte, 11 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Deliu-Kodra bën thirrje për protestë: VV-së s’i intereson jeta e rëndë e qytetarëve, vetëm ruajtja e karriges

Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovë, në fjalën e saj, ka bërë thirrje për protestë ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se kjo e fundit s’interesohet për jetën e rëndë me të cilën përballen qytetarët.

Deputetja e PDK-së, ka thënë edhe se, VV-së i intereson vetëm ruajtja e karriges, dhe se, situata e sotme është një ‘‘bllokadë të qëllimshme dhe përpjekje të qartë për ta shtypur pluralizmin politik’’.

“Sot nuk lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre përfaqësues, ky mandat nuk na është dhënë nga një parti politike, por na është dhënë nga qytetarët, ndaj të cilëve ndjejmë obligim dhe përgjegjësi qytetare. Sot nuk po flasim për ndonjë keqkuptim teknik, sot kemi të bëjmë me një bllokadë të qëllimshme dhe përpjekje të qartë për ta shtypur pluralizmin politik, për të uzurpuar shtetin përmes kontrollit total mbi institucionet e Kosovës, dhe kjo natyrisht që është një shkelje flagrante e rendit kushtetues, është një sulm i paparë mbi demokracinë dhe është një fyerje për qytetarët e zakonshëm të vendit. Fjala ime sot është një protestë, një protestë ndaj një partie e cila e ka marr peng këtë Kuvend, protestë ndaj pushteti që fare s’i intereson jeta e rëndë që përballen qytetarët e Kosovës, i intereson vetëm ruajtja e karriges”, tha Deliu-Kodra.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT