Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se për vite me radhë, eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përdorur gjuhë fyese, përçmuese dhe nxitëse ndaj kundërshtarëve, gazetarëve e institucioneve.
Deliu shkroi se sipas saj, nuk është për t’u habitur që kjo gjuhë ka krijuar një klimë urrejtjeje dhe përçarjeje.
Deliu nënvizoi se dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk ndërton shtet, duke rikujtuar momente kur Albulena Haxhiu ka përdorur gjuhë nxitëse nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.
“Para shumë vitesh, Albulena Haxhiu, nga foltorja e Kuvendit, iu drejtua Kadri Veselit me fjalët: “Ti je kriminel.” Më vonë, një tjetër përfaqësues i VV-së, Alban Krasniqi, sot me pozicion publik në institucione shtetërore, shkroi publikisht: “Pastë dorën e marë ai që merr në shenjë,” duke iu referuar po ashtu Kadri Veselit”, shkroi Deliu.





