14.1 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Delegacioni i Komunës së Mitrovicës me homazhe nderojnë familjen Jashari

Në shenjë nderimi për përvjetorin e 22-të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, me bashkëpunëtorët e tij, së bashku me një delegacion shtetërorë, kanë vendosur buqeta me lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka vlerësuar lartë veprën madhore të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, i cili është themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Këtu në këtë vend heroik në Prekaz, është themeli i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, andaj të gjithë ata që duan të kontribuojnë dhe të punojnë për të mirën e vendit, duhet të vijnë këtu e të frymëzohen për realizimin e qëllimeve”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT