9.4 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Deklarohet ministrja Haxhiu pasi u kapën 400 kilogramë kokainë në Lipjan

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka falënderuar autoritetet italiane për identifikimin e 400 kilogramëve kokainë, të konfiskuara gjatë ditës në Lipjan.

Haxhiu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se aksioni është autorizuar nga vetë ajo, teksa ka shpresuar që operacioni të përfundojë me sukses deri në përfundimin e tij.



Postimi i plotë:

Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.



Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët. /Gazeta Express/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT