Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i dëshpëruar me humbjen ndaj Turqisë, megjithatë ai ka thënë se është krenar me ekipin që ai ka krijuar.
Foda falënderoi tifozët për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, teksa iu premtoi se e ardhmja do të jetë më e mirë.
“Sot jemi të gjithjë të mërzitur, ishte e mundur edhe ndaj Turqisë. Jam shumë krenar me ekipën dhe mendoj se e kemi përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë dhe futbollistët e kemi parë se entuziastët janë kosovarët, do ta shohim të ardhmen, falënderojë të gjithjë tifozët e Kosovës sikurse ata në stadium edhe ata jashtë tij. Më e rendësishmja është që populli I Kosovës ta ndjejë që në fushë është një ekip që e jep shpirtin në fushë”, ka thënë Foda pas ndeshjes.
Tekniku gjerman ka foluar edhe për të ardhmen e tij për çka ka thënë se qëllimi i tij është kualifikimi në Kampionatin Evropian.
“Jo, nuk e mendoj largimin. Kam pasur arsyen time, qëllimi ishte kualifikimi për në evropianin e ardhshëm dhe jo për këtë botëror. Do ta shohim pastaj. Gjërat shkuan më shpejt sesa që menduam, ishim vetëm një ndeshje larg. Qëllimi mbetet i njëjt – kualifikimi në evropian.



