9.1 C
Mitrovice
E hënë, 6 Prill, 2026

Deklarata skandaloze e Surroit: UÇK nuk ishte ushtri, nuk ishte çlirimtare dhe nuk ishte e Kosovës (VIDEO)

Veton Surroi në vazhdimësi kishte ngritur teori të dëmshme për UÇK-në dhe luftën e drejtë të saj. Pak vite më herët, ai ishte ballafaquar me pjesë të caktuara të librit të tij, ku kishte thënë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare.

Në ballafaqim me moderatorin e emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ai fillimisht thotë se “UÇK nuk ishte realisht një ushtri çlirimtare e Kosovës, por ishte një ushtri apo një grup i armatosur i cili i shërbente një qëllimi politik, i cili nuk ishte i tërësishëm për krejt Kosovën”.

Në vazhdim, Adriatik Kelmendi i ndërhyn duke i thënë: “Duket kumbuese dhe natyrisht se i kam nënvizuar, pra ju thoni për UÇK-në… ajo që është quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka qenë ushtri, nuk ka qenë çlirimtare dhe nuk ka qenë e Kosovës. E keni pranuar edhe vetë në libër se kjo do të tingëllojë bukur heretike”, përfundon Adriatik Kelmendi në fjalën e tij.

TË FUNDIT

TË FUNDIT