Në veri të Mitrovicës së Republikës së Kosovës përsëri janë lëshuar sirenat. Siç raporton KoSSev nga burime saj, sirenat janë lëshuar për shkak se në Jarinje është arrestuar një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ndërkohë në Zveçan, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se ka filluar grumbullimi i serbëve lokalë, disa prej tyre edhe me maska.
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq ka thënë se sot në Jarinje është arrestuar Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.