2.3 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Defekt te makina bartëse e punëtorëve/ Minatorët mbesin poshtë në minierë

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Gani Osmani, për IndeksOnline ka pohuar se mbrëmë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve kanë mbetur të ngujuar në minierë afro katër orë.

Sipas tij, makina ngritëse që bart punëtorët brenda dhe jasht minierës ka pasur një defekt.

Si pasojë e kësaj punëtorët kanë mbetur poshtë minierës nga ora 23:30 deri në 03:00.

Osmani tha se ky defekt po vazhdon të jetë i pranishëm edhe sot ku ndërrimi i mëngjesit s’ka filluar ende punën.

“Mbrëmë ka pas defekte tek miniera e Trepçës tek makina ngritëse që bartë punëtorët. Ndërrimi i dytë kanë mbetur nga ora 23:30 deri në ora 03:00 e natës pa mundur të largohen nga miniera. Ky ka qenë defekti por diku më shumë se 50 punëtorë kanë arritur në forma tjera që i kanë gjetur dhe kanë dal jasht saj. Prapë ky defekt është edhe sot dhe si rrjedhojë e saj ndërrimi i parë s’ ka hi fare në minierë. Elektricistët po punojne nga dje e sot në sanimin e këtij defekti”, tha ai./IndeksOnline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT