9.6 C
Mitrovice
E hënë, 20 Prill, 2026

Deda thotë se “paaftësia e Kurtit” për të ndërtuar partneritete “po e çon vendin drejt skenarit të Bullgarisë”

Opinionisti Ilir Deda ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth çështjes së presidentit, duke thënë se oferta e Kurtit ndaj opozitës për postin e kryetarit të Kuvendit është e vonuar.

“Pozitën e kryetarit të Kuvendit VV mund t’ja ofronte PDK-së në janar ose shkurt, dhe në pako të mirreshin vesh për presidentin/en”, ka deklaruar ai.

Sipas Dedës, problemi qëndron tek mungesa e bashkëpunimit politik.

“Paaftësia e kryeministrit për ndërtim të partneritetit politik po e shtyn Kosovën drejt skenarit të Bullgarisë – ku për 5 vjet u mbajtën 8 herë zgjedhjet parlamentare”, u shpreh ai.

Ai shtoi se shpreson që një skenar i tillë të shmanget.

“Shpresoj që kjo mos të jetë rruga e politikës kosovare”, tha Deda.

“Por kjo varet kryekëput prej qytetarëve… sepse shoqëritë normale i mbajnë përgjegjës politikanët dhe i ndëshkojnë me votë”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT